Më 8 mars të gjithë luleshitësit patën punë dhe u kënaqën me aktivitetin e tyre në fund të ditës, por duket se nuk kanë qenë ata të vetmit që kanë pasur përfitime nga kjo festë-protestë. Ata që kanë dalë jo keq janë edhe pronarët e clubeve të natës, të cilët si çdo vit u mbushën plotë e përplotë.
Një arsye më shumë për të shkuar në klubet e natës, duket se janë edhe striptistët që argëtojnë pa masë femrat shqiptare. Këtë e kanë treguar edhe dy mikesha, njëra e martuar dhe tjetra beqare.
Ato kanë komunikuar mes tyre në Viber, ku njëra prej vajzave i kërkon tjetrës të marrë leje nga bashkëshorti për të shkuar në pub, ndërsa tjetra ia kthen se e ka rregulluar situatën për të parë zezakët.
Më poshtë gjeni një pjesë të bisedës mes tyre të publikuar nga “InTv”.