Rruga e Arbrit mund të fillojë dhe brenda këtij viti, është shprehur ambasadorja kineze në Shqipëri, znj. Jiang, gjatë takimit me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.
Me përfundimin e procesit të negocimit të kontratës, Rruga e Arbrit do të mund të fillojë brenda vitit, është shprehur znj. Jiang.
Ndërsa ministri Hashinasto vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, model që sipas tij, duhet të shtrihet edhe në projekte të tjera. “Ne kemi krijuar dy grupe, një teknik dhe një ligjor, që do ta konsiderojnë këtë propozim, së bashku me asistencën e një konsulence ndërkombëtare. Qëllimi është të negociojmë kontratën brenda vjeshtës, në mënyrë që të fillojmë ndërtimin në fillim të vitit që vjen”, tha Haxhinasto.