Thiago Motta, mesfushori i Paris Saint-Germain, po akuzohet se e ka shkelur me makinë një tifoz të skuadrës franceze.
Pas eliminimit nga Barcelona, mesfushori i Paris Saint-Germain, Thiago Motta e ka shkelur me makinë një tifoz të skuadrës franceze.
Incidenti ka ndodhur pasi tifozët e PSG-së kanë dal në Aeroportin e Parisit për të protestuar pas rikthimit të ekipit nga Katalania.
Tifozi i lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore, derisa Motta ende nuk është prononcuar për këtë rast PSG kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 4:0, por në ndeshjen e kthimit humbën me rezultat 6:1 duke u eliminuar. Kjo ka zemëruar shumë tifozët, citohet “Express”. (b.an)