Burrat e shkurtër janë më të rrezikuar për tu prekur nga rënia e flokëve. Ndodh që testosteroni mund të parandalojë rritjen e hershme te meshkujt, duke mbyllur kanalet e kockave, dhe për pasojë kjo kategori e të prekurve është e predispozuar për të humbur flokët.
Studiuesit në universitetin e Bonit, kanë analizuar të dhënat nga rreth 11.000 meshkuj të cilët kanë humbur herët flokët e tyre, dhe 12.000 të tjerë që nuk e kanë këtë problem. Gjetjet nënvizojnë rëndësinë e testosteronit, i cili mund të shkaktojë pubertet të hershëm te meshkujt, duke ndaluar rritjen.
Autori kryesor i studimit, Dr. Stefanie Heilmann-Heimbach, tha se genet që rrisin rrezikun për rënien e flokut, gjithashtu mund të çojnë në pubertet më të hershëm dhe shtat më të shkurtër. “Hormonet mund të veprojnë shumë ngadalë, kështu që efektet duken vetëm pas 20 viteve. Unë do të siguroja njerëzit se të jesh i shkurtër nuk do të thotë patjetër se do të humbisni flokët tuaj” thotë Dr. Stefanie Heilmann-Heimbach.
Gjysma e meshkujve britanikë mund të humbasin flokët e tyre në moshën 50 vjeçare.