Dy shtetas turq janë goditur dhe rrahur barbarisht ditën e djeshme në Tiranë.
Janë rrahur në Tiranë ditën e djeshme dy shtetas turq.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur tek ish- Kinema 17 Nëntori, ku pas një konflikti për motive të dobëta, dy të rinj kanë goditur në kokë dhe trup, me sende të forta, shtetasit turq I.B dhe T.G.
Po ashtu, pre e dhunës e dy të rinjve ka rënë edhe një shtetas shqiptar, me iniciale A.K.
Burime nga policia thanë për ‘Gazeta Express’ se të tre të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa, nga ana e policisë është bërë i mundur identifikimi i agresorëve dhe bëhet fjalë për Kledjan Domi, 21 vjeç, i dënuar më parë dhe Shpëtim Dragjoshi, 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ende nuk dihen motivet e plota të ngjarjes, por do të jetë grupi hetimor që do të hedh dritë mbi sherrin e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë.