Rusia ka vendosur në dispozicion raketa balistike në det si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve të mundshme të NATO-s dhe është në shkelje të ‘frymës dhe qëllimit” të traktatit të kontrollit të armëve bërthamore, tha zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Pol Selva të mërkurën.
Kjo është akuza e parë publike nga ushtria amerikane pas raporteve se Rusia kishte dërguar fshehurazi në terren raketat “Ground-launched SSC-8”, për të cilat Moska po zhvillon testime për disa vite, pavarësisht ankesave të Shteteve të Bashkuara se po shkel sanksionet e traktatit bërthamor të vitit 1987.
“Sistemi në vetvete paraqet një rrezik për shumicën e objekteve tona në Evropë dhe ne besojmë se rusët kanë vendosur qëllimisht në atë mënyrë që të paraqesin një kërcënim për NATO-n dhe në objektet brenda zonës të përgjegjësisë së NATO-s,” tha Selva gjatë një seancë Komitetin e Shërbimeve të Armatosura.Ai nuk sqaroi nëse raketat kanë brenda tyre armë bërthamore, citohet Express. (b.an)