Ngjarja në fjalë ndodhi ditën e sotme në zonën e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet.
Gazetari u transportua me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak.
“Isha duke ecur kur dy persona më sulmuan. Nuk i njihja se kush ishin dhe nuk e di se pse e kanë bërë. Përfundova në spital. Kam marrë plagë të rënda, por jam mirë” – ishe deshmia e tij.
Për momentin nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, si dhe autorët e saj. Kryeministri Edi Rama dënoi sulmin ndaj gazetarit. /b.d