Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka shprehur deklarata të diskutueshme për gratë përpara zgjedhjes së tij, shfaqi sot respektin më të madh me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas.
“Kam një respekt të pakufishëm për gratë dhe për funksionet e shumta drejtuese që ato kryejnë, që janë thelbësore për strukturën e shoqërisë dhe ekonominë tonë”, u shpreh në një postim në Twitter lideri republikan.
“Në ditën ndërkombëtare të grave bashkohuni me mua për të nderuar rolin e rëndësishëm të grave në Amerikë dhe në mbarë botën”, shtoi ai në një postim të dytë.
Në një video të shpërndarë në muajin tetor që shkaktoi shumë bujë, Donald Trump shprehej me mburrje se kishte qenë në gjendje t’i blinte me para gratë që dëshironte.
Këto deklarata shkaktuan një lëvizje spontane duke nxitur mobilizim dhe protesta./