Ne jemi ajo çfarë hamë apo konsumojmë, por jo të gjithë mendojnë kështu. Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim një shtetas 54 vjeçarme inicialet M.B, i cili ishte administrator i një marketi në qytet.
Për të mos hedhur produktet e skaduara, në rastin e tij pijet, ai u ndryshonte datat e skandencës, duke i rishkruar. Ajo që përdorte ishte një teknikë e thjeshtë, rishkruante me bojë blu numra të tjerë, duke “shtyrë” skadencën.
Ndaj tij ka ngritur akuzën e falsifikimit të datës së skadencës për produktet ushqimore./a.k