Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me krerët e partive aleate në selinë e PD-së.
Ky takim vjen pak orë pasi Basha drekoi me ambasadorin amerikan Donald Lu.
Mendohet se fokusi i takimit është vijueshmëria e aksionit opozitar.
Partnerët i kanë bërë thirrje PD t’i japë fund bojkotit të Parlamentit në mënyrë që të ecet përpara me Vettingun dhe reformën në drejtësi./a.k.