Scott, në fakt, ka thënë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara në disa çështje të caktuara kanë të njëjtat interesa, ndërsa në disa të tjera nuk pajtohen, raporton agjensia Tanjug. Gjithsesi, siç ka thënë, kjo nuk do të ndryshojë disa fakt ose të çojë tek ajo që SHBA-të do të harrojnë çdo gjë që po ndodh.
“Rusia ka aneksuar territorin e një shteti tjetër dhe ka shkelur detyrimet ndërkombëtare. Ne kemi marrë disa hapa, si edhe BE-ja. Mendoj se ky element i politikës sonë nuk do të ndryshojë “, tha Scott.
Chepurin në këtë është përgjigjur së nuk do të donte që të grindet me mikun e tij Scott, por ai ka ndjenjën se dikush e përshkruan veten si “Nënë Tereza, si i shenjtë, por le të dihet se kjo nuk është kështu”.
Në këtë drejtim, ai përmendi se Palmira është demoluar, se është shkatërruar Vietnami, Lindja e Mesme.
“Mos të përmend Ukrainën, është e njohur se atje janë investuar 5 miliardë që një pjesë e ukrainasve të ngritet kundër Rusisë. Ishte një shtet në lulëzim, ndërsa tani atje ka kaos. Kush e bëri këtë. Kush e shkatërroi Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë. Nuk ishin ato vendet të këqia”, ka thënë Chepurin.
“Mos të përzihemi. Le të gjejnë vetë një zgjidhje. Edhe në Ukrainë edhe këtu ka shumë njerëz të cilët janë më të zgjuar se ju mendoni”, tha Chepurin.
Megjithatë, ai tha se në SHBA ka pasur ndryshim të pushtetit dhe ai shpreson në ndryshimin e marrëdhënieve të saj me Rusinë. /GazetaExpress/.
ma.me