Një qytetar i indinjuar i ka shkruajtur: “Ore shoku Edvin, pse nuk e pranon qeverin teknike ti Kur e ‘do ‘ kaq shumë Shqipërinë? Se njeri nga ju duhet të hapi rrugë. Se boll kemi vuajtur me ju. Bëj mirë sa e ke në dorë. Dhe mos harro se të gjithë nga 2 metër vend do marim!
Edi Rama: Sepse zoti Piro, qeveria nuk është çështje personale dhe nuk vepron me parimin, “Hapi rruge budallait!”
Përgjigja vjen në kohën kur kreu i opozitës insiston për krijimin e qeverisë teknike që sipas tij, do i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Opozita prej 19 ditësh po proteston në çadrën para kryeministrisë duke bojkotuar Kuvendin, zhvillime që sollën dhe dështimin e ngritjes së komisioneve të Vettingut. /ma.me