Hillary Clinton ka bërë një fjalim prekës për të gjitha femrat kur mori një çmim për punën e saj në emër të vajzave. Ajo pranoi me optimizëm humbjen e saj në zgjedhjet e nëntorit ndaj Donald Trump dhe i frymëzoi të gjitha femrat e pranishme që të luftonin për të ardhmen e grave në politikë.
“Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë dhe të kuptojmë se pavarësisht pengesave, duhet të kemi shpresë se do të ketë barazi gjinore në të ardhmen. Duhet të mbështesim të gjitha femrat që i janë futur politikës dhe të shpresojmë që ato do të drejtojnë Amerikën në të ardhmen. Duhet të mposhtim stereotipet dhe të fuqizojmë njëra-tjetrën në mënyra të ndryshme. Ato janë emrat që kanë bërë histori, që kanë thyer ‘tavanin e qelqtë’ të së nesërmes, por janë gjithashtu arsyeja se përse unë jam optimiste për të ardhmen,” – ka thënë Hillary. oranews