Të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, në një aksident të ndodhur paraditen e së martës në aksin Elbasan-Peqin.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Paper dhe në të janë përfshirë një mjet tip “Benz”, në të cilin udhëtonin 3 persona dhe një tjetër tip “Reno”, drejtuesi i të cilit ndodhet në gjendje të rëndë.
Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se për shkak të shpejtësisë, njëri nga mjetet ka rrëshqitur pasi ka marrë kthesën dhe është përplasur me tjetrin.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë drejtuesin nga mjeti për shkak të dëmtimit të rëndë të tij. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Elbasanit. /b.d