Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë dhe deti me dallgë në Vlorë paralizon lundrimin e mjeteve detare.
Një traget, i cili ka mbërritur rreth orës 08:00 të mëngjesit nga Brindisi ka tentuar të hyjë në mol, por erërat e fuqishme rrezikojnë që të përplaset me kalatën e porti. Ndaj, trageti me rreth 50 pasagjerë në bord ka dalë në det të hapur në pritje të ankorimit.
Thuajse e njëjta situatë mbizotëron edhe në Gjirin e Durrësit. Era fryn në drejtimin jug-jugperëndim, ndërsa deti regjistron forcën 6 ballë brenda gjirit dhe 7-8 ballë në det të hapur.
Për shkak të këtyre kushteve atmosferike anijet e tonazhit të vogël e të mesëm, përfshirë motopeshkatoret, kanë pezulluar lundrimet. Edhe përpunimi i anijeve tregtare në kalata është pezulluar pjesërisht, në pritje të qetësimit të situatës.
Më herët gjatë mesnatës, dy persona rrezikuan të mbyten pranë Karaburunit teksa ishin duke lundruar me gomone. Forcat detare bën më pas të mundur shpëtimin e tyre, ndërsa gomonia u mbyt.tch/a.k