Kryetari i komisionit të ligjeve Fatnir Xhafaj shpreh shqetësim lidhur me mosngritjen e komisioneve të vetting-ut, të cilat, sipas tij, bëjnë që për pasojë të bllokohet edhe funksionimi i sistemit të drejtësis.
“Nëse do ngrihej komisioni kjo dotë thoshtë që Kuvendi nisi nga puna. Nëse nuk ngrihet institucionet e vetting-ut, bllokohet funksionimi i sistemit të drejtësis pasi disa institucione kanë afate mjaft të limituara. PD ka detrimin për të zbatuar Kushtetutën. Ata e kanë votuar aneksin që parashikon vettingun. E çuan në Kushtetuese e dhe në Venecia dhe u dhanë përgjigje. Pas kësaj kanë detyrimin kushtetues që të zbatojnë ligjin”, deklaroi Xhafaj.
Kreu i ligjeve informoi se kanë ardhur ankesa të shumta nga kandidatët ndaj dhe u kërkua kthimi i listës dhe hapja e garës për procesin.
“Të gjithë ata aplikantë që kanë dokumenta të paplotësuara në harkun kohor të 7 ditëve duhet t’i plotësojnë. Komisionet e vetting-ut rol thelbësor për procesin”, deklaroi Xhafaj
vijon