Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike sipas të cilave, në pranga kanë rënë shqiptarët:
Gëzim Dauti, 54 vjeç
Vjosano Baho, 23 vjeç
Anil Ismailaj, 30 vjeç
Drini Ismailaj, 28 vjeç
Indrit Musaku, 21 vjeç
Emiljo Pepa, 21 vjeç
Sipas mediave angleze, ato janë arrestuar pasi kishin në pronësi “një fabrikë kanabisi” në Cardiff, me vlerë 500.000 £ në një nga rrugët me më shumë lëvizje. Sipas mediave britanike, shqiptarët kanë mohuar akuzat për prodhimin e drogës në një dhomë apartamenti ku u gjetën bimët e kanabisit. Megjithatë autoritetet kanë vendosur të lënë në qeli shqiptarët deri në Korrik, kohë kur do të zhvillohet edhe gjyqi ndaj tyre.
MA.ME