Policia Kufitare ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Ilir Avduramani, 46 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, Vlorë.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë në Pikën Kufitare të Kalimit Qafë Bot, Sarandë, pasi ai ka tentuar të dalë jashtë shtetit në drejtim të Greqisë bashkë me djalin e tij 3-vjeçar.
Ai nuk kishte prokurë të posaçme nga bashkëshortja e tij për të marrë djalin me vete.
Në këto kushte, Avduramani, ka tentuar të korruptoje punonjësin e policisë kufitare duke i ofruar atij 500 lekë, brenda dokumentacionit që kishte për të dalë jashtë shtetit.