Pasi Avokati i Popullit i dorëzoi listën e OMN-së me rekomandimet e kandidatëve që pritet të bëjnë vettingun, kryeparlamentari Ilir Meta thërret sot Kuvendin në një seancë të jashtëzakonshme, në rend të së cilës është pikërisht votimi i komisionit të vettingut.
Kuvendi pritet të mblidhet në orën 18:00. Vendimi për mbajtjen e kësaj seance është marrë ditën e premte, kur në Tiranë ndodhej për një vizitë zyrtare shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini.
RENDI I DITËS
Projektvendim “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit nr. 84/2016
“Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)