Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian do të shqyrtojë të hënën më 6 mars situatën në Ballkanin Perëndimor, kur shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini t’i lajmërojë ministrat për rezultatet e vizitës së saj në rajon.
Pritet që Këshilli të miratojë konkludimet, të cilat do të jenë baza për raportin të cilin liderët e 28 vendeve anëtare do ta miratojnë për Ballkanin Perëndimor në samitin më 9 dhe 10 mars në Bruksel, citohet Koha. (b.an)