Ai luan me Atalantën, është rregullisht nga më të mirët në fushë për skuadrën e vet dhe përveçsë shkëlqen në fushën e blertë, është brilant edhe me shakatë e tij duke qënë shumë popullor në rjetet sociale. Papu Gomez, ish lojtari i Catania po kalon një formë të jashtëzakonshme me klubin bergamask dhe janë pak tre pikë largë zonës Champions në kampionatin Italian. Ai në verë pati kërkesa nga klube me peshë si Roma, por preferoi të qëndrojë tek skuadra bluezi ku është një lider i padiskutueshëm dhe kapiten. Shpesh herë, Papu tërheq vëmendjen me veprimet e tij
Kësaj radhe Papu ka filluar të postojë meme duke tentuar të bëjë dhe filozofin, teksa në shënimet bashkëlidhur fotos ka thënë se:
“Nëse kurrë nuk ke qënë krenaria e familjes tënde, nuk mundesh dhe t’i zhgenjesh si rjedhojë”
Mjaft argëtues lojtari argjentinas teksa nuk është hera e parë që ai bëhet protagonist me batuta apo video të ndryshme. Fansat e tij e dashurojnë edhe për këtë aspekt.joq