Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Edi Rama po përpiqet që të kthejë vendin në republikën e pastrimit të parave, duke thënë se ka larguar nga detyra e kreut të Agjencisë së Mbikqyrjes Financiare bashkëshorten e Dashamir Shehut, duke e zëvendësuar me familjarët e tij.
Pavarësisht se pasditen e sotme Rama ka bërë thirrje që opozita të vijë në parlament për të votuar vettingun, përgjigja e Bashës ka qenë e njejta, largimi i qeverisë dhe kryeministrit.
“Rama pasi i hapi dyert krimit të organizuar dhe parave të drogës ka marrë në dorë një operacion masiv kombëtar dhe ndërkombëtar për pastrimin e parave. Për këtë arsye qartësisht ka përfshirë familjarët e tij në një bankë të dyshuar për transkaksione të pastrimit të parave, është dicka që e kanë raportuar mediat. dhe pas kapjes së autoritetit te mbikqyrjes financiare qëndrojnë familjarët e Ramës, po kështu për këtë arsye përpjekja do të jetë që të vendosen edhe gjoba të majme ndaj kompanive të sigurimeve në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të ardhshme.
Është e qartë që shteti mafioz i Ramës nuk ndalet para asgjëje për të asgjësuar cdo isntitucion të pavarur. Asnjë institucion i pavarur s’ka mbetur i pa asgjësuasr nga krimi droga i Ramës“-tha Basha.