Të paktën 110 persona kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet e shkaktuara nga uji në 48 orët e fundit në rajonet jugperëndimore të Somalisë, Bay dhe Bakol, ka njoftuar kryeministri i Somalisë, Hassan Ali Khaire.
Në një konferencë për media në Mogadishu, Khaire njoftoi se të paktën 110 persona vdiqën në dy ditët e fundit.
“Siç kam njoftuar sot, të paktën 110 persona, kryesisht fëmijë, kanë vdekur në 48 orët e fundit në Bay dhe Bakol, për shkak të urisë dhe sëmundjeve të shkaktuara nga uji, siç është kolera,” ka thënë Khaire.
Më 28 shkurt, presidenti i Somalisë Mohamed Abdullahi Farmajo, tha se vendi po vuante nga një thatësirë e madhe./a.m.