Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Këlcyrës, ku një 30 vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga probleme mendore i ka prerë kokën me thikë fqinjit të tij N.H, 66 vjeç.
‘BalkanWeb’ siguron foto të autorit të dyshuar Alban Voda, 30 vjeç, ndërsa mësohet se ai ka shërbyer në njësitë komando të Shqipërisë në Irak dhe pas kthimit ishte mbyllur ne vetvete dhe kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor.
Gjithashtu ‘BalkanWeb’ mëson se autori i dyshuar kishte pasur dhe më përpara konflikte me fqinjin e tij, ndërsa pas krimit është vetëdorëzuar në polici.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin “Uji i Mirë” në njësinë administrative Sukë, bashkia Këlcyrë.
30-vjeçari do merret në pyetje për të zbardhur shkaqet dhe motivet që e shtynë drejt këtij akti ekstrem.