Efektivët e policisë së komisariatit të Krujës vijojnë aksionet për kontrollet në magazina dhe sera në disa zona të qytetit.
Report TV ka ndjekur hap pas hapi një prej këtyre operacioneve të policisë të zhvilluar në 3 sera gjatë gjithë ditës së djeshme. Gjatë kontrolleve nuk është gjetur sasi kanabisi, ndërsa nuk kanë ngelur pa u kontrolluar edhe zonat malore ku më parë ka pasur kanabis.
Aksionet e policinë nëpër sera dhe tunele kanë nisur në gjithë vendin që prej muajit Shkurt të këtij viti pas informacioneve të marra në rrugë operative se në këto vende kishte nisur të kultivohej bimë narkotike kanabis.
Gjatë operacioneve punonjësit e policisë gjithashtu kanë sensibilizuar qytetarët në pasojat ligjore që mund të kenë në rast të kultivimit të bimës narkotike.
Kontrollet do të vijojnë edhe në muajt në vijim në të gjithë Shqipërinë në zbatim të planit të veprimit të firmosur nga Ministri i Brendshëm Tahiri, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike./a.m.