Policia e Tiranës ka njoftuar se ka vënë në pranga një 32 vjeçar, pasi pas një kontrolli në automjetin e tij iu gjenden 2 kallëp lënde eksplozivi.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ardi Ahmetaj, 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është arrestuar, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, në kryqëzim me rrugën “Konferenca e Pezës”, pas një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij tip “Ford”, i’u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy kallëpe të dyshuar lëndë eksplozive e llojit Tritol.”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ndërsa po punohet për dokumentimin e kësaj ngjarje, për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes së lëndës eksplozive si dhe të destinacionit final./b.d