Policia greke njoftoi se kishte sekuestruar 635 000 pilula amfetaminë, në një depo pranë portit të Eleusisit.
”Ka gjasa që ky stimulant i fuqishëm ka patur destinacion luftëtarët e konflikteve në Lindjen e Mesme dhe që do të shpërndahej përmes territorit turk”, njoftoi stacioni shtetëror televiziv grek, ERT.
Qershorin e kaluar, të paktën 26 milionë pilula të tilla u sekuestruan në Pire’. /b,d