Një 33 vjeçar me banim në fshatin Yrshek u arrestua nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka qëlluar me grushte dhe sende të forta një 34-vjeçar.
Eduard N, i cili mbeti i plagosur rëndë nga plagët e mara, i kishte vjedhur Ervin L. 5 banane. Sherri mes tyre ka ndodhur një ditë më parë në rrugën ‘Prokop Mima”.
I dëmtuari do të hetohet në gjendje të lirë për vjedhjen e bananeve në dyqanin e motrës së Ervinit.