Pas takimit që lideri i opozitës Lulzim Basha ka patur me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini, ai më pas i është drejtuar çadrës së protestës nga ku ka deklaruar se lëvizja nuk do të përfundojë pa largimin e qeverisë së lidhur me krimin.
“Ne nuk jemi këtu për të përcaktuar se kur do të mbarojë kjo protestë. Ne jemi këtu për të thënë se kjo betejë nuk mbaron pa zgjedhje të lira e të ndershme pa largimin e qeverisë të lidhur me krimin pa hedhur themelet e republikës së re që meritojnë qytetarët shqiptarë.
Koha për ndryshim është tani. Asgjë nuk do të jetë më si më parë, shqipëria do të bëhet europiane përmes kësaj lëvizje. Fitore.”-tha Basha./a.k