Duket se nuk kanë të sosur telashet për kandidatin për president në Francë, Fillon, i cili braktiset nga dhjetëra deputetë dhe senatorë. Zyrtarët kanë braktisur fushatën e Fillon pasi ky i i fundit është përfshirë në skandal, ku në fakt gruaja e tij akuzohet se ka punuar në një punë fiktive, ndonëse të ardhurat që merrte ishin të majme.
Sipas anëtarëve të fushatës, Fillon po e çon të djathtën drejt katastrofës elektorale. Një ditë më parë edhe drejtuesi i fushatës së tij dha dorëheqjen. Megjithëse nuk u mbështetet nga e gjithë e djathta, duket se Alain Juppe, ish-kryeministër dhe kryebashkiaku aktual i Bordosë, është gati ta zëvendësojë. Por këmbëngulja e Fillon për të vazhduar garën është një pengesë e madhe, ndërsa e djathta franceze i drejtohet zgjedhjeve me shumë telashe. Në bazë të sondazheve rreth 70% e votuesve mendojnë së është vendim i gabuar që Fillon të qëndrojë në garë, ndërkohë që duhet të përballet me akuzat e gjykatës.
ma.me