Vetem pak minuta nga vizita ne Tirane e perfaqesues se larte te BE-se ne Tirane, Mogherini, protestuesit e PD qe po qëndrojnë në çadrën e ngritur pranë godinës së Kryeministrisë, kanë hedhur tymuese dhe kapsolla në oborrin e Kryeministrisë. Nga disa foto të publikuara në “BalkanWeb” duket qartazi tymueset e hedhura para derës kryesore të Kryeministrisë. Ndonëse afër çadrës së protestës dhe godinës së kryeministrisë ka një prani të lartë të Policisë, kjo gjë me sa duket nuk i ka penguar aspak protestuesit të kryejnë veprime të tilla të dhunshme. Edhe pse palët sot kanë shprehur vullnetin për dialog, qëndrimi i protestuesve duket se është i ndryshëm. Protesta e PD eshte shoqeruar gjate ketyre diteve me dhune verbale duke filluar qe kreu i PD Basha dhe me ngjarje te ketij karakteri. Dhuna verbale e Bashes beri qe zyrtarja e larte e BE te mos e takoj gjate vizites se saj ne Tirane. Episodet e dhunes te protestuesve te PD pak para nisjes se takimeve nga Mogherini, duket se rendojne me shume imazhin e kesaj proteste te PD.
ma.me