Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se ai dhe Policia e SHtetit sulmohen pasi ndryshe nga qeveria e shkuar, kanë luftuar kultivimin e kanabisit. SIpas tij, sasitë e mëdha të parcelave të shkatërruara janë tregues i rezultateve të larta, dhe jo i dështimit siç e quan opozita.
“E lufton kanabisin, luftohesh me akuza. Mos duhet të flija gjumë si parardhësi im? Jo, luftën me kanabisin do e çoj deri në fund”, dekalroi Tahiri.
Këtë deklaratë ai e dha gjatë një konferencë me temë, “Strategjia e luftës antikanabis”. ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe drejtues të Policisë së Shtetit.
Tahiri deklaroi se pavarësisht akuzave ndaj policisë së shtetit, kjo nuk do i ndalojë ata të çojnë deri në fund luftën kundër kanabisit.
”Sot ata që na lanë në këtë gjendje, në vend që të flasin edhe përbaltin punën e policisë, do ishte më mirë të paktën të ulnin kokën dhe të mos flisni. Por kjo ne nuk na ndalë. Luftën me kanabisin ne pa diskutim do e fitojmë. Këtë vit do e fitojmë në çdo centimetër të Shqipërisë. Unë nuk jam i kenaqur mesa kemi bërë sot, por fuqia do të mbetet këtu, ne do të punojmë më shumë”,-u shpreh Tahiri. /a.m.