Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku urbani i linjës së ish-uzinës së autotraktorëve është përplasur me një makinë tek Brryli, pranë Ministrisë së Jashtme.
Siç bëhet e ditur nga përplasja nuk ka patur lëndime, por vetëm dëme materiale.
Incidenti ka shkaktuar shqetësim për udhëtarët e urbanit të cilët janë detyruar të zbresin pasi mjetet e përplasura qëndronin në vendngjarje për vlerësimin e dëmeve nga policia. /b.d