Ish-kryeministri vijon me gafat e tij në Facebook. Sali Berisha ka postuar sot një fotografi ku sipas tij edhe në Londër ka qytetarë që i bashkohen protestës së opozitës.
Por në foton e mëposhtme duket qartë se dy punëtorëve diku në botë u janë shtuar tekst dhe ikona me Photoshop.
Dhe kjo nuk është bërë as nga ndonjë ekspert. Teksti “Edi Rama ik” dhe dy gishtat e verdhë dalin përtej pankartës që vajza mban në dorë… /javanews/b.d