Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Drejtori i ALUZIN-it Artan Lame takuan sot pasdite banorët e një pallati me probleme pronësie në zonën e Unazës seë Re në Njësinë 6.
“Legalizim dhe hipotekë për të zgjidhur hallin e 230 familjeve në Unaze te Re, peng i një ndërtuesi mashtrues e të shtetit që deri dje i kishte braktisur në mëshirë të fatit”, ka bërë të ditur ministri.
Sipas tij, ndërtuesi kishte ndërtuar pallatet, shitur disa herë njerëzve të ndyshëm të njëjtin apartament dhe ishte zhdukur.
“2 herë u arrestua, 2 herë drejtësia e la të lirë. Sot është përsëri i arrestuar me shpresën që do marri dënimin e merituar. Shumë shpejte legalizim dhe hipotekë për çdo familje që banon aty. Falë vullentit të Qeverisë që me VKM të posaçem i dha zgjidhje kësaj çeshtje dhe të gjitha të ngjashmëve. Prandaj duhet dëshpërimisht reforma në drejtësi. Prandaj kjo qeveri po bën atë që askush nuk ka bërë më parë”, shkruan Tahiri në një postim në facebook. /b.d