Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur pas ndeshjes me Deportivo La Corunan për situatën e fundit të sulmuesit Fernando Torres që pësoi goditje të rëndë duke mbetur pa vetëdije në fushë.
Torres u përplas me një futbollist të Deportivos duke alarmuar ekipin mjekësor që menjëherë e dërgoi në spital, ku më pas është mësuar se ka pasur tronditje në tru, por është jashtë rrezikut.
“Ai është i vetëdijshëm. Ka pësuar traumë. Jemi të shqetësuar për goditjen që mori.Nuk ishte lëvizje e mirë, por këto gjëra fatkeqësisht ndodhin në ndeshje.
Shpresojmë për më të mirën për Fernando Torresin”, ka thënë pas ndeshjes ai.
Dy ekipet ndanë pikët pasi barazuan me rezultat 1 me 1, citohet Express. (b.an)