Në Kupën e Botës, që mbahet vitin e ardhshëm në Rusi dhe në Kupën e Konfederatave në po të njëjtin vend, tifozët do të duhet të kenë kartë identifikuese të veçantë, në mënyrë që t’i ndjekin ndeshjet, ka thënë organi drejtues i futbollit të enjten.
Huliganizmi në futboll, i cili ka filluar të përhapet në gara të rëndësishme, edhe një herë është temë diskutimi dhe shqetësim serioz pas Euro 2016 në Francë, ku tifozët rusë u dënuan dhe federata ruse mori dënim prej 150.000 eurosh, pasi tifozët u përleshën me ata të Anglisë, para ndeshjes së grupit që u zhvillua në Marseille, transmeton KTV.
Çdo tifozit do t’i kërkohet të ketë një kartë identifikuese për të hyrë në stadium, për Kupën e Konfederatave dhe Kupën e Botës, kështu që ne do të mund t’u besojmë autoriteteve që gjithçka është në rregull”, ka deklaruar Colin Smith, drejtor i garave të FIFA-s.
Karta do të përfshijë një fotografi dhe detaje kontaktuese dhe do të mund të përdoret në vend të vizave për të hyrë në shtet. (b.an)