Rakipi i revoltuar ndaj Bashës i kujtoi mbremjen e sotme se ka filluar të shajë mediat, por edhe njerëz me të cilët ka qenë më herët aq i afërt, sa gazetarit iu desh të përdorte një shprehje popullore për ta përshkruar.
“Lulzim Basha ka krijuar një lëvizje që quhet MAGA (Make Albania Great Again). Për këtë lëvizje ne deshëm ta pyesnin se është lëvizja që ka krijuar edhe presidenti Trump (Make America Great Again), pra Basha ka kopjuar presidentin Trump. Që në mëngjes kemi telefonuar stafin e tij që ta pyesim, dhe na tha se do mendohej. Ai u mendua. Përfundimi është se nuk do të vijë të na përgjigjet. Ka filluar të shajë median shqiptare. Ne na erdhi keq për këtë gjë, na erdhi keq kur filloi të shante njerëzit me të cilët, të më falni ka qenë by**ë e brekë. Shahet me ta nëpër studio, dhe ne na vjen turp”,- tha ai.
Megjithatë, gazetari ia la derën të hapur Bashës, teksa tha: “Kamerat tona janë të hapura, janë tek çadra e PD, dhe ai mund të na përgjigjet për pyetjet që kemi nëse vërtet kërkon të bëjë një Republikë të Re”. /b.d