Shefja e BE për politikën e Jashtme Federica Mogherini duket nuk do të ketë takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha, gjatë vizitës nesër në Tiranë. Nje lajm i dalë nga selia e PD nuk bën fjalë për një takim mes Bashës dhe Mogherinit, por vetëm me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka dhe nënkryetarin e Kuvendit po i PD, Edmond Spaho. Ky takim nuk do të jetë specifik, por në kuadër të takimit që ajo do të zhvillojë me kryetarët e grupeve parlamentare. Duket se Basha i është shmangur këtij takimi “sy më sy” me shefen e politikës së jashtme të BE-së, pasi e di qartesisht se ajo do ti kërkojë të votojë për ngritjen e komisioneve të vettibng-ut. Basha ka kushtëzuar votën per vettingun me qeveri teknike. Kjo situatë shpreh qartazi një situatë serioze ne marrdhëniet e mes PD dhe Brukselit.
Federica Mogherini do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik. Ajo do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Meta si dhe presidentin Nishani.