Nga Spartak Ngjela
I patë sot te dyja palët e politikës: njëra në Parlament dhe tjetra në Çadër.
Ata të Parlamentit nuk kuptoheshin me qëndrimin e tyre, kurse Çadra ishte e irrituar.
Në fakt, Parlamenti shqiptar deklarohet me Amerikën, kurse Çadra është kundër Amerikës, por thotë se është kundër Parlamentit, se ka frikë të thotë të vërtetën.
Saliu foli sot në çadër: ishte shumë i trembur. Po, pse ka frikë Saliu? Ndërkombëtarët do ta hetojnë atë dhe të gjithë familjen e tij! Frika vjen nga implikimi, por më shumë nga ndërkombëtarët, sidomos nga amerikanët, sepse ata as i tremb, e as nuk i blen dot.
Kurse Presidenti i Republikës priti sot Genoveva Ruiz- Calaveras, kryetaren e Komisionit për Ballkanin Perëndimor në BE, e cila do të drejtojë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit në Shqipëri, si akt antikorrupsion.
Presidenti shqiptar fliste broçkulla, dhe dukej para saj gjithashtu shumë i trembur, njëlloj si Saliu, por zonja Calaveras dallojej se qeshte me qesëndi: ajo ia dinte hallin Bujar Nishanit, që ishte njëlloj si ai i Saliut. Në fakt të gjithë këta të Saliut kanë të njëjtin hall, që po mendojnë se do t’ua heqë Çadëria”.
Por Saliu ndërkohë po fliste në Çadër si i ndërkryer dhe shumë i rënë në fytyre, me urrejtje ndaj Ramës, të cilit dallohej se, si nëntekst, i lutej këtij që të ndahej nga amerikanët dhe nga europiano-perëndimoret e të bashkohej me Saliun.
Por, ndërkohë, edhe Berishës, njëlloj si Nishanit, një grua ishte ajo që i prishi gjakun gjatë fjalimit. Në fakt, kjo ishte një grua e thjeshtë e popullit që nuk i la gjë pa thënë Saliut. Të gjithë ata që ishin aty u tronditën, se gruaja drejtpërsëdrejti iu tha: “Mbreti qënka lakuriq e pa fare rroba”
Në të vërtetë, në Tiranë sot, befas, një grua u përsëriti çadërrakëve përrallën e Hans Kristian Andersen për rrobat e mbretit, por kjo e uli menjëherë në vend si të deprimuar Saliun, dhe agresivizoi pjesëmarrësit që po i thoshin Saliut pa rroba: “ua sa bukur që të rrinë robat!”.
Ajo grua e thjeshtë, në fakt, i tmerroi se po ua thoshte të gjithëve të vërtetën për bëmat e Saliut, në një kohë që ata e dinin të vërtetën, por ishin që të gjithë në tubimin “e hallit të madh të Saliut”. Dhe, që të gjithë, e dinë se halli i Saliut ka të bëjë me Reformën në Drejtësi, dhe me të vrarët dhe me vjedhjet që ka bërë Berisha ose berishajt,
Pikërisht për këtë fakt, pas pak çastesh, gruaja u nxor jashtë nga Çadra, edhe pse oborrtarët e Saliut po u thoshin shqiptarëve përditë se “në Çadër ata flasin si njerëz të lirë”.
Por, megjithatë, mbetet ngritur një pyetje e vështirë për Çadrën: mos ndoshta përditë do t’u shkojë ndokush atyre aty, në Çadër, për të thënë me zë të lartë se ” Mbreti është pa fare rroba”?