Të gjithë kemi miq e familjarë të cilët e pinë cigaren të cilët thonë thuajse çdo ditë “do e lë cigaren” dhe të nesërmen, i kthehen sërisht zakonit.
Duket mision i pamundur t’u ndryshosh mendjen duhanpirësve dhe pse efektet negative të cigareve i dinë të gjithë.
Nëse ju vetë jeni të vendosur apo njihni dikë që dëshiron vërtetë të lërë duhanin, më poshtë keni dietën ushiqmore.
Brokoli
Brokoli është i pasur me vitaminë B5 dhe C. Duke përfshirë më shumë brokoli në dietën tuaj do të eliminoni nikotinën më shpejt nga organizmi juaj.
Portokall
Ato janë të pasura me vitaminë C. Lëngu i portokallit apo ngrënia e frutit do të përshpejtojë metabolizmin tuaj duke ndikuar pozitivisht në “rikuperimin e qelizave të dëmtuara nga nikotina e duhanit, shkruan Living.
Lëng karrote
Çdo herë që ju pini një cigare, nikotina do të qëndrojë në trupin tuaj për 3 ditë. Ajo dëmton lëkurën tuaj. I pasur me vitamina A, K, C dhe B, karrota luan një rol gjithashtu mjaft të rëndësishme në eleminimin e nikotinës.
Spinaq
Spinaqi përmban një sasi të madhe të acidit folik që e bën atë një “asgjesues” nikotine.
Kivi
Kur ju pini cigare trupit tuaj i mungojnë shumë vitamina. Kivi është një burim shumë i pasur i vitaminave E, C dhe A. Nëse hani më shumë fruta të pasura me vitamina dhe perime jemi të sigurt që ju do të lini cigaren shumë shpejt.
Ujë
Kjo listë nuk do të ishte e plotë nëse do të mungonte uji. Është nikotina ajo që ju dehidraton ndaj duke pirë sa më shumë ujë do të ulni efektet e saj në organizmin tuaj. /b.d