Në depresion pasi mbushi 50 vjeç dhe në gjendje të rënduar psikologjike, i vuri zjarrin shtëpisë. William Flindel la të digjej veten dhe apartamentin e tij në Newport të Uellsit, qëllimisht.
Në 2 prill të vitit 2016, ai ishte kthyer në shtëpi pas një darke të kaluar duke pirë alkool dhe në moment depresioni ai i vuri zjarrin shtëpisë me një bombol gazi, çka bëri që të pësojë djegie në 58% të trupit si dhe të humbë të dyja duart.
Findel shkaktoi mbi 200 mijë euro dëme me veprimin e tij, si dhe bëri që dy fqinjë të mbeten të plagosur.
Bazuar në atë që tregon një dëshmitar për ‘Metro’, ai bërtiti me të madhe se do vriste veten para aktit të rëndë, duke mos e pranuar dot kalimin e viteve. Ditën e djeshme, e mërkurë, ai u dënua me 4 vite burg