Dy ditë më parë Gjykatës së Apelit në Francë i është përcjellë dokumentacioni shtesë lidhur me kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë.
Dokumentacioni me mbi 100 faqe i është dërguar gjykatës franceze, pa kërkesën e saj por me iniciativën e Ministrisë serbe të Drejtësisë, raporton Tanjug.
“Ministria e Drejtësisë do të përgjigjet ndaj çdo kërkese të gjykatës në Colmar që do të arrijë”, kanë thënë zyrtarë të Ministrisë serbe të Drejtësisë.
Ky reagim erdhi pas vendimit të gjykatës në Colmar se vendimi mbi ekstradimin e Haradinajt shtyhet deri më 6 prill për shkak të paraqitjes së informacionit shtesë, citohet “GazetaExpress”. (b.an)