DHuna në fmailje nuk njeh limite. Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur në Durrës ku babai i hodhi ujë të nxehtë vajzës 14-vjeçare.
SIpas policisë shtetasi me inicialet K.Xh., është shpallur në kërkim pasi dje, rreth orës 18:00, në banesë, në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta, me bashkëshorten e tij, dyshohet se i ka hedhur ujë të nxehtë, vajzës së tij, shtetases A.XH. 14 vjeçe, e cila është përfshirë për të shuar konfliktin midis prindërve.
Për pasojë, e dëmtuara është djegur në këmbë dhe ndodhet në Q.S.U.T. nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”./a.m.