Kryetari i Shoqatës së Ish të Burgosurve Politik Shqiptar në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani ka dhënë versionin e tij lidhur me skenarët që sipas tij, mund të jenë të mundshme pas situatës së krijuar me vendimin e fundit të presidentit Gjorgje Ivanov.
Ja se çfarë skenari parasheh Pollozhani me nje sintakse shume popullore:“Kur shejtani lua valle nuk ke gje tjeter perveçse shejtanlleqe.Ka mundesi ne kete katrahure te kete nje marreveshje ndermjet maqedonasve per ti manipuluar shqiptaret edhe nje here.
Ndoshta bluhet nje koalicion ndermjet Grujos dhe Zajkos per nje qeveri me nje koalicion gjithperfshires, natyrisht me ndihmen e kalit te trojes(shqiptar) qe eshte brenda. Ne rast se behet qeveri me Grujon brenda ai do ti siguronte vetvedes imunitet nga ndjekja penale kurse Zaev do te kishte nje atsyetim ndaj nenshkruesve te Platformes se ai ka bere maksimumin per ti plotesuar kerkesat e shqiptareve, por ja qe gjendja e krijuar imponon nje veprim tjeter.
Gruja me Zajkon e flasin te njejten gjuhe. Ata mundet edhe te merren vesh per nje transfer te pushtetit, por ama çmimin do ta paguajne shqiptaret dhe partia qe do ta shkele Platformen. S’ka pranim te Platformes, s’ka vota te shqiptareve.
Qeveria kurre mos u befte ne kurriz te shqiptareve. Shqiptaret kane jetuar 3000 vjet ne keto troje pa shtet.Do te jetojne edhe 3000 vjet te tjera pa nje sundues, ama do te jene KËTU.”, ka shkruar Pollozhani. (b.an)