Brezat e vjetër kujtojnë periudhën e artë të Prishtinës. Dhe, kujtojnë një fitore të madhe të Prishtinës me rezultat 2:1 ndaj Cërvena Zvezdës. Klubi famëkeq nga Beogradi, u turpërua, sepse ishte ardhur atëkohë me plotë vetëbesim se do të fitonte në stadiumin e Prishtinës.
Por Prishtina që atëkohë kishte në përbërje 70 për qind shqiptarë e turpëroi Zvezdën e Boshko Gjurovskit duke e mundur me rezultat 2:1. Kjo ndodhi me 1 dhjetor të vitit 1985, në kuadër të javës së 16-të të Ligës së Parë të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia.
Prishtina ishte 2:0 për 20 minuta dhe gati u dogj nga festa e madhe që po e mposhtnin një nga klubet më famëkeqe serbe.
Mensur Nexhipi shënoi në minutën e 6-të dhe Zoran Batroviqi në atë të 19-të nga penalltia. Dhe Elsner në minutën e 57-të ngushtojë humbjen e Zvezdës në 2:1.
Në portë ishte portieri që njihet si më simpatiku që ka pasur Prishtina, Rade Zallad, pastaj luajtën Xhevdet Muriqi, Faton Domi (i ndjeri), Sahit Kelmendi, Skënder Shengyli, Rifat Mehinoviç. Mensur Nexhipi, Favzi Rama (i ndjeri) i zëvendësuar nga Kujtim Shala, Fadil Vokrri, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviqi.
Ja skeda e ndeshjes
Prishtina-Crvena Zvezda 2:1 (2:0)
Stadiumi i prishtinës.
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: Enver Shariç.
Shënues: Nexhipi (6’), Batroviç (19’-nga penalltia) – Elsner (57’).
Prishtina: Zallad, Xh. Muriqi, Domi, Kelmendi, Shengyli, Mehinoviç, Nexhipi, Rama (Shala), Vokrri, F. Muriqi dhe Batroviç.
Crvena Zvezda: Lukovçan, Krzheviq, Jankoviq, Miletoviq, Elsner, Shugar, Nikoliq, B. Gjurovski, Musemiç, Milojeviç dhe Gjuroviç. (b.an)