Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov ka refuzuar të mandatojë Zoran Zaev për forimimin e qeverisë së re. Edhe pse Zaev siguroi 67 firmat e nevojshme për të krijuar shumicën parlamentare së bashku me partitë shqiptare, presidenti refuzoi duke argumentuar se platforma shqiptare cënon sovranitetin e vendit.
Në një konferencë për mediat, Ivanov deklaroi se i kishte kërkuar Zaevit të mos pranonte platformën shqiptare. Edhe pse lideri i LSDM siguroi shumicën, presidenti shkeli detyrimin kushtetues për ta mandatuar atë për kryeministër.
“Platforma shqiptare rrezikon sorvranitetin. I kërkova Zaevit ta hedhë poshtë platformën e shqiptarëve, është e papranueshme. Bashkësia ndërkomëbtare ta dënojë platformën. Çdo vendim i gabueshëm mund të ketë pasoja për shtetin”, deklaroi Ivanov në konferencë.
Ivanov njihet si njeri i afërt i Nikola Gruevskit. Ai u zgjodh në këtë post pikërisht nga VMRO-DPMNE e cila prej 10 vitesh ka qenë në pushtet./a.m.