Agjencia Kombëtare e Bregdetit vazhdon pastrimin e plazheve në vijën bregdetare. Sot ata që herët nisën pastrimin në rërën e plazheve të Durresit dhe Golemit.
Kjo vijë bregdetare këto ditë ka qenë mjaftë e populluar, nderkohe qe në fund të ditës, shumë plazhistë nuk respektojnë vendet e hedhjes së mbeturinave dhe bëhen faktor të ndotjes së mjedisit.
Duke ardhur nga zonat rurare rreth plazheve, ata nuk respektojnë rregullat e pastërtisë qytetare.
Ky fenomen ndodh edhe me shitësit ambulant që qarkullojnë të pa kontrolluar në plazhet tona. Qytetarët shprehin shqetësimin e tyre për këtë gjë, sikundër shprehin edhe falenderimin për ekipet e pastrimit të AKB-së.