Një person është prangosur nga policia e Kukësit, pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie.
Sipas uniformave blu, në pranga është vënë 23-vjeçari Ritvan Buçpapaj. Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “18 Gushti”, në qytetin e Bajram Currit, për shkak të detyrës, ka goditur me mjete të forta punonjësin e policisë të DVKM Kukës, E.I., banues në fshatin Llugaj, Tropojë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. /b.d