Vullkani aktiv Etna, i cili ndodhet në ishullin e Sicilisë në jug të Italisë, ka shpërthyer sërish.
Vullkani Etna, i cili që prej muajsh nuk ka qenë aktiv, është riaktivizuar dje në mesnatë. Bëhet e ditur se Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka dhënë alarmin portokalli përreth zonës së vullkanit.
Gjithashtu njoftohet se ka vazhduar të qëndrojë i hapur aeroporti Fontonarossa në qytetin Katania, i cili në përgjithësi mbyllej për shkak të reve të hirit të shkaktuar nga shpërthimi i llavës së Etna-s.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se nuk ka ndonjë rrezik për banorët përreth vendbanimeve në afërsi të malit, dhe se për shkak të shpërthimeve vullkanike në rajon janë shënuar lëkundje të mëdha dhe të vogla sizmike.
Ndër të tjera theksohet se aktivizimet e nisura mbrëmë natën në vullkanin ende aktiv në Evropë Etna janë vërejtur edhe në rajonet përreth Katania-s si dhe nga qyteti Taormina ku do të mbahet edhe Samiti G-7, citohet Express. (b.an)